Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Arrestohen babë e bir në Shkodër, ishin në kërkim pasi plagosën me thikë 33-vjeçarin
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas, babë e bir, të shpallur më herët në kërkim, për një plagosje të rëndë të ndodhur disa javë më parë në sheshin “Prek Cali”. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: -V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, i akuzuar për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”; -Djali i tij 16-vjeçar, i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje” në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Njoftimi: Kapen dhe ndalohen 2 shtetas (babë e bir) të shpallur në kërkim për një plagosje të kryer disa javë më parë. Gjendet në banesën e tyre dhe sekuestrohet thika që dyshohet se është përdorur për plagosjen. Specialistët për Hetimin e...