Këshilli Bashkiak miraton krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor

Këshilli Bashkiak miraton krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në mbledhjen e radhës krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, një nismë e rëndësishme që synon forcimin e administratës vendore përmes trajnimit dhe profesionalizimit të saj.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, e cilësoi këtë hap si një moment të rëndësishëm për pushtetin vendor, duke e vlerësuar edhe si pjesë të domosdoshme të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.“Të gjitha bashkitë do të kenë një institucion të posaçëm ku do të trajnojnë punonjësit e tyre, specialistët dhe administratën, për të ndarë problematikat dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Kjo është një mundësi për një administratë më profesionale dhe më efikase,” u shpreh Llatja.Akademia do të drejtohet nga një komitet i përbashkët me përfaqësues nga bashkitë dhe qeveria qendrore, ku...