Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I dënuar me burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet 52-vjeçari në Peqin
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”. Kapet në Peqin, një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi: Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet,...