Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave
Mafia shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta belge Le Soir i ka kushtuar një artikull goditjes dhe rënies së klanit të njohur të Çopjave, i cili konsiderohet nga autoritetet si një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet. Operacioni i fundit i policisë shqiptare, i mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, u zhvillua në fillim të muajit gusht dhe rezultoi në arrestimin e dhjetë anëtarëve të besuar të organizatës. Gjatë këtij aksioni u sekuestruan pasuri të shumta: një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente, makina luksoze dhe 120 mijë euro cash, me një vlerë totale prej disa milionë eurosh. Sipas gazetarëve belg, këto shuma janë vetëm “maja e ajsbergut”, duke pasqyruar fuqinë e madhe dhe...