Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, Kolegji zgjedhor ‘vulos’ sot 11 majin!
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sot pritet të mbyllet përfundimisht beteja ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami ndërsa anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza. Në padi, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi. Kolegji Zgjedhor është instanca më e lartë që mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin. Nëse Kolegji do të rrëzojë ankimimin e PD-së dhe do të lërë në fuqi vendimin e Rregullatorit, presidenti do të duhet të nxjerrë dekretin për datën e mbledhjes së...