Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim pasi plagosën me thikë 33-vjeçarin, arrestohen babë e bir në Shkodër
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas (babë e bir) të shpallur në kërkim për një plagosje të kryer disa javë më parë. Gjendet në banesën e tyre dhe sekuestrohet thika që dyshohet se është përdorur për plagosjen. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit: -V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”; -djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë...