Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
AZHBR me ekspertët e BE-së, diskutime për menaxhimin e IPARD III
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Bujqësinë (DG Agri) dhe Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), organizoi një seminar të specializuar mbi menaxhimin e riskut dhe parandalimin e parregullsive në kuadër të Programit IPARD III. Seminari u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtoreshës së AZHBR-së, Ardita Kuçi, si dhe të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shqipëri e strukturave të përfshira në zbatimin e programit. Kuçi tha se në fokus të takimit ishin: Mekanizmat e kontrollit dhe raportimit në administrimin e fondeve IPARD; praktikat më të mira për identifikimin dhe parandalimin e parregullsive; përdorimi i mjeteve teknologjike për rritjen e transparencës dhe integritetit në proceset e menaxhimit. Takimi shërbeu për shkëmbim përvojash me ekspertët evropianë. Ky aktivitet shërbeu si...