Kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli, Kroacia bllokon tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria: A u hodhën në tregun shqiptar?

Kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli, Kroacia bllokon tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria: A u hodhën në tregun shqiptar?

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr. Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat. Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati i analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar është 0.01mgkg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mgkg. Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit. Ndërsa në datën 22 gusht po shteti kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel. Fermeri shqiptar shumë herë e vjel produktin e tij në sera pa respektuar kohën e shpërbërjes që në gjuhën teknike e ka emrin...