Ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike në Teatrin e Kukullave, Gonxhja: Mbi 120 shfaqje gjatë këtij viti

Ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike në Teatrin e Kukullave, Gonxhja: Mbi 120 shfaqje gjatë këtij viti

Ka nisur puna për pasurimin e Teatrit të Kukullave me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja i cili thotë se fëmijët tashmë do të kenë mundësi që të shijojnë edhe arkivin e shfaqjeve të kukullave ndër vite. Gonxhja sqaron se pas përurimit të godinës së restauruar, vetëm gjatë këtij viti janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17.500 spektatorë. Një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar. “Së shpejti një hapësirë e këndshme muzeale i shtohet kryeqytetit! Një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend. Dokumentet,...