Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
3 avionë izraelitë ulen në Itali, deputeti ngre dyshimet: Po spiunonin apo…
Deputeti italian, Angelo Bonelli, ka kërkuar shpjegime nga qeveria e tij mbi uljen e disa avionëve izraelite në Itali. Sipas Bonelli-t, tre avionë kanë fluturuar mbi Siçili dhe janë ulur në bazën e Sigonella-s. Deputeti italian hedh dyshime se ato mund të jenë ulur aty pasi kanë spiunuar flotiljen që u nis nga Barcelona në drejtim të Gazës për të thyer bllokadën. “Kërkojmë shpjegime të menjëhershme nga qeveria italiane, çfarë kanë ardhur të bëjnë? Po spiunojnë Flotilën apo po ngarkojnë material ushtarak”, pyeti ai. Gjithsesi sipas tij, të dyja hipotezat janë të papranueshme dhe njoftoi se do të kërkojë interpelancë parlamentare për këtë çështje. Baza ku u ulën avionët izraelitë sipas pretendimit të deputetit italian, është baza ajrore detare Sigonella që ndodhet në brigjet juglindore...