Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Momente paniku në Itali/ Shqiptari tentoi të hidhte në erë një ndërtesë me bombola gazi, dyshohet se…
Pamje nga vendngjarja ITALI- Një ngjarje e tensionuar u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00 në qendër të qytetit Acate të Siçilisë, ku një shtetas shqiptar kërcënoi se do të shpërthente një ndërtesë duke përdorur bombola gazi. Shqiptari mbajti peng banorët e ndërtesës për disa dhjetëra minuta. Sipas mediave italiane, shqiptari i paidentifikuar, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetin mendor. Karabinierët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e shqiptarit, teksa bëhet me dije se ky i fundit është dërguar në një klinikë të specializuar shëndetësore. Momenetet e tensionit tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve dhe banorëve të zonës, të cilët u alarmuan nga kërkcënimet për një shpërthim të mundshëm. Por, fatmirësisht, përveç frikës dhe shqetësimit, nuk raportohet për persona të lënduar./ZËRI