Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Skemat piramidale online”, paratë janë të humbura në çdo rast. Ndërprerja e aktivitetit s’rikthen investimin
Kushdo që ka investuar në skemat piramidale në internet i ka humbur paratë. Me ndërprerjen e aktivitetit, investimi nuk rikthehet. Humbja e parave të bllokuara të shumë shqiptarëve mund të konfirmohet duke u bazuar edhe te ajo që ka ndodhur në shtete të tjera. Paratë janë të humbura në çdo rast. Me ndërprerjen e aktivitetit me “skemat piramidale” online, investimi nuk rikthehet. Edon Vagagji, ekspert i sigurisë në IT, shprehet për A2: “Këto platforma funksionojnë duke mashtruar përdoruesit me fitime të shpejta dhe të sigurta, duke i joshur me reklama të shumta në rrjete sociale. Fillimisht, ato paguajnë disa përdorues për të krijuar besim dhe për të tërhequr të tjerë, por më pas, kur arrihet një numër i madh investimesh, aktiviteti ndërpritet papritur. Në momentin...