Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Harrojnë mikrofonat hapur/ Putin dhe Xi: Me transplantime organesh jetojmë 150 vjet
Reuters ka publikuar detajet e një bisede të pacensuruar midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, teksa ecnin krah për krah drejt sheshit Tiananmen, ku dëgjohen të flasin për pavdekshmërinë. Momenti kur Putin, Xi dhe Kim Jong Un ecën së bashku drejt vendit ku u zhvillua parada ushtarake që shënonte 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ishin duke folur u transmetua drejtpërdrejt nga shumë media. Kur Putin ishte përkrah Xi Jinping, një mikrofon i hapur i kapi ata duke diskutuar për transplantimin e organeve dhe mundësinë e jetesës së njerëzve deri në 150 vjeç. Në një moment përkthyesi i Putinit dëgjohet të thotë në gjuhën kineze: “Bioteknologjia është në zhvillim të vazhdueshëm.” Përkthyesi shtoi , pas një...