Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dy shtetet që bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri
Aktualitet E Mërkurë, 3 Shtator 2025 19:06 Një lajm aspak i mirë. Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina mësohet se kanë bllokuar një sasi pjeshkësh që ishte nisur nga Shqipëria. Rasti është kapur nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së. Kontrolli i ushtruar ndaj pjeshkëve nga Shqipëria, që po hynin në tregun europian përmes Kroacisë, ka zbuluar se këto fruta ishin me përmbajtje të lartë të hekurit. Ky rast vjen pas disa rasteve të tjera të produkteve me pesticide nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.