Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Premtimi i Ramës, Hoxha: Dështimi i radhës i qeverisë, qytetarët sërish nuk do kenë ujë
Premtimi i disahershëm i Edi Ramës për ujin e pijshëm, sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re. Gjatë prezantimit të sotëm të një tjetër ndërmarrje ku pritet të vidhet pa fund, Operatorit Kombëtar të Ujit, Edi Rama premtoi sërish se deri në fund të mandatit të tij, do të ketë ujë në të gjithë çezmat e shqiptarëve. Ish-kryetari i PD-së së Vlorës, Atrid Hoxha me një koment të tij, shkruan se, pavarësisht premtimeve të bëra nga Edi Rama dhe vartësja e tij, Belinda Balluku, qytetarët nuk kanë ujë. Sipas tij, edhe pse Rama bën premtime, sërish qytetarët nuk do të kenë ujë. Komenti i Atird Hoxhës: Uji i pijshëm, dështimi i radhës i qeverisë Rama. Sot, gjatë konferencës ‘Reforma e Sektorit Ujësjellës-Kanalizime’, Rama deklaroi...