ISSH miraton tavanet buxhetore, rritje prej 11,7 miliardë lekësh për 2026-ën

ISSH miraton tavanet buxhetore, rritje prej 11,7 miliardë lekësh për 2026-ën

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) miratoi sot tavanet buxhetore për projektbuxhetin afatmesëm të viteve 2026-2028. Tavani buxhetor përcakton shumën maksimale që ISSH mund të shpenzojë për pensione dhe sigurime shoqërore në një vit. Kreu i ISSH-së, Astrit Hado, theksoi se diskutimet u zhvilluan në funksion të përmbushjes së misionit të institucionit dhe zbatimit të politikave të qeverisë në këtë sektor. Sipas Hados, tavanet buxhetore për vitin 2026 janë përcaktuar në 204 miliardë lekë, ose 11,7 miliardë lekë më shumë se tavani i parashikuar për vitin 2025, duke reflektuar nevojën për një mbështetje më të madhe të skemave të sigurimeve shoqërore dhe përballimin e kërkesave në rritje për pensionet. Gjatë mbledhjes, Këshilli analizoi treguesit e projektbuxhetit dhe diskutoi objektivat strategjikë të Institutit në...