Vdes në spital pas 10 ditësh në koma babai i 3 fëmijëve/ E përplasi me makinë 17-vjeçari

Vdes në spital pas 10 ditësh në koma babai i 3 fëmijëve/ E përplasi me makinë 17-vjeçari

Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik (Tomani) Barjami, 35 vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun. Aksidenti ndodhi në lagjen “Liri Gero”, në Fier ku 35-vjecari u përplas nga mjeti ‘Land Rover’, teksa ishte duke kaluar rrugën. Autori u arrestua në flagrancë nga policia për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa drejtonte mjetin pa patentë.