Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Lokali “arenë lufte”/ Grushte dhe karrige kokës, dalin pamjet e sherrit në Korçë
Pamje nga vendi i ngjarjes KORÇË- Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më parë, 31 Gusht, në një lokal në zonën e parkut të Korçës. Siç duket edhe në video, pamja e qetë e këtij lokali u kthye në pak minuta në një skenë dhune që çoi në plagosjen me thikë të dy personave, Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro. Gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë të cilët janë larguar të tmerruar. Sherri nisi fillimisht në përplasje verbale dhe më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të thikës e shkopave të bejsbollit. Pas konfliktit në pranga janë vendosur 10 persona, mes tyre edhe vetë të plagosurit. Në pranga ranë: Dritan Pino 54 vjeç,...