Vladimir Putin nga Pekini: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Vladimir Putin nga Pekini: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka “dritë në fund të tunelit”. “Unë besoj se, nëse ekziston logjika e shëndoshë, është e mundur të biem dakord për një opsion ose mënyrë të pranueshme për t’i dhënë fund këtij konflikti”, tha mes të tjerash Putin. “Ne shohim gjithashtu se administrata aktuale e SHBA-së ka vullnetin dhe dëshirën për të gjetur këtë zgjidhje”, shtoi ai. “Mendoj se ka një dritë në fund të tunelit. Do ta shohim. Përndryshe, do të detyrohemi t’i zgjidhim të gjitha objektivat tona me mjete ushtarake”, vijoi më tej Putin. Në fushën e betejës, Putin thotë se forcat ruse po përparojnë “në të gjitha...