“Anmiku në shtëpi”, tregim nga Ernest Koliqi

“Anmiku në shtëpi”, tregim nga Ernest Koliqi

Ernest Koliqi Të dielave e të marteve nadje Simon Rrukulli s’e linte kurrë pa shkue në meshë. Donte me qenë në rregull me Zotin. Aty në kishë, ndër banga të para, lutej për vete e për punët e veta. Natyra e tij shumë e përshpirtshme, nuk e shtynte fort me u lutë për kënd tjetër, por lutej shpesh ku ndër disave, sidomos kundër anmiqve të besimit të tij. “Faroji, o Zot!”. Deri diku qëndronte mbrenda rregullës e zakonit, prandaj duhej, në një pikëpamje, lëvdue. Çudia e përshpirtnisë së Simon Rrukullit niste aty kur ai, në vargun e anmiqve të besimit, fuste të gjithë ata që urrente për arsyena vetjake. As nuk i shkonte mendja se mund të gabonte në gjykim, kaq bindje ushqente në drejtësinë...