Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Thanë se ka ndërruar jetë, Trump reagon i revoltuar: Dy ditë të mos dal unë në konferencë…
Presidenti amerikan Donald Trump vendosi t’i përgjigjej me një konferencë shtypi lajmeve që po qarkullonin mbi shëndetin e tij, e që mbërrinin deri në aludime se presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të kishte vdekur. Duke u shfaqur vetë përpara njerëzve, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se kjo ishte mënyra më e mirë për t`i dhënë fund teorive të konspiracionit, e sigurisht, nuk e la t`i shpëtonte rasti edhe për të bërë pak ironi. “Të gjitha fake news, isha shumë aktiv gjatë fundjavës. Javën e kaluar, pata disa konferenca për shtyp. Vetëm dy ditë nuk dola unë, dhe filluan direkt të thonë: ja pra, diçka nuk shkon me të, nuk është mirë”, shprehet Donald Trump. Thashethemet rreth shëndetit të Trump dominuan diskutimet në internet...