Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Asambleja Kombëtare e PS-së më 11 shtator! Zbardhet agjenda, ja vendi dhe orari kur do zhvillohet
Partia Socialiste ka njoftuar zhvillimin e Asamblesë Kombëtare më datë 11 shtator 2025, duke nisur nga ora 09:30, në ambientet e kompleksit “Xibraku”. Kjo mbledhje vjen pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku PS siguroi 83 mandate. Gjatë kësaj Asambleje pritet të bëhet prezantimi i strukturës së re të qeverisë, e cila do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama për një mandat tjetër katërvjeçar. Sipas agjendës së publikuar, mbledhja do të nisë me miratimin e rendit të ditës, pasuar nga fjala e kryetarit të PS, Edi Rama. Më pas, anëtarët e Asamblesë do të kenë hapësirë për diskutime, pyetje dhe komente, ndërsa pjesa e fundit do t’i kushtohet çështjeve të ndryshme. Ky takim është thirrur në përputhje me nenin 37, pika 5 të...