Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Presidenti i Kolumbisë trondit OKB-në, kërkon forcë të armatosur për paqe në Palestinë
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë thirrje që Kombet e Bashkuara të krijojnë një forcë të armatosur paqeje për territoret palestineze. Sipas tij forcat e armatosura, duhet që të përfshijnë edhe shpërndarjen e ndihmave humanitare. Në një fjalim zyrtar të mbajtur të martën, 2 gusht, Petro njoftoi se do ta paraqesë këtë propozim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Sot ekziston vetëm një rrugë, nëse duam të respektojmë të drejtën ndaj njerëzimit: të kërkojmë përfundimin e gjenocidit nga Izraeli”, tha ai, duke bërë thirrje që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të votojë për krijimin e një force të armatosur paqeje që të ndërhyjë në Palestinë. Petro theksoi se edhe Kolumbia duhet të marrë pjesë në një nismë të tillë. “Nëse kjo nuk ndodh,...