SHBA, mbështetje për SPAK/ Gjikondi: Goditi fuqishëm krimin dhe solli mendësi të re në drejtësi

SHBA, mbështetje për SPAK/ Gjikondi: Goditi fuqishëm krimin dhe solli mendësi të re në drejtësi

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington. Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se është një tregues i qartë se SHBA mbështesin punën e SPAK. Gjithashtu gjatë intervistës nënvizoi se SPAK është një mendësi e re në drejtësi, duke e vlerësuar si pararendëse të institucioneve. Gjatë intervistës u shpreh se SPAK arriti të godiste fuqishëm krimin dhe me zotin Dumani në krye arritën të kthenin besimin. “Ishte një konfirmim i mbështetjes. SPAK ecën me këmbët e tij. Dumani në krye të SPAK ka qenë një fat i madh. Është hera e parë që goditet kupola e krimit të organizuar dhe kupola e politikës. Politika shqiptare e kriminalizuar shpesh është fshehur pas mediave dhe segmenteve...