Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Arrestohet me armë në brez, Silvestër Syla i dënuar më herët për 8 grabitje
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili po lëvizte me armë zjarri. Në pranga ka rënë Silvester Syla. Në momentin e arrestimit, forcat “Shqiponja” i kanë gjetur atij një pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. Gjithashtu është arrestuar dhe shoku i tij, Erjon Tafilaku për moskallëzim krimi. Silvester Syla është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2015, kur ishte vetëm 20-vjeç, për 8 grabitje me armë.