“FBI-ja” greke godet kontrabandën e karburantit, 22 të arrestuar dhe disa pika të pezulluara

“FBI-ja” greke godet kontrabandën e karburantit, 22 të arrestuar dhe disa pika të pezulluara

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Greqi nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar, duke goditur një rrjet të mirë organizuar që merrej me kontrabandën e karburanteve dhe mashtrimin ndaj qytetarëve. Që prej ditës së djeshme, oficerët kanë ndërhyrë në dhjetëra pika karburanti dhe depo të benzinës në zona të ndryshme të vendit, përfshirë Atikën, Selanikun, Artën, Trikalan, Larisën, Katerinin, Volosin dhe Lakoninë. Këto subjekte ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autoritetet dhe sapo u konstatua aktiviteti i paligjshëm, nisi operacioni masiv. Deri tani janë arrestuar 22 persona, ndërsa disa pika karburanti janë pezulluar nga aktiviteti. Arrestimet janë kryer në këto qytete: 13 në Atikë 3 në Selanik 2 në Trikala 2 në Igumenicë 1 në Spartë 1 në Volos Sipas autoriteteve,...