Orban dhe Fico dalin kundër BE? Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë heqjen e disa oligarkëve rusë nga lista e sanksioneve të BE-së

Orban dhe Fico dalin kundër BE? Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë heqjen e disa oligarkëve rusë nga lista e sanksioneve të BE-së

Hungaria dhe Sllovakia po i kërkojnë sërish Bashkimit Evropian (BE) të heqë masën për ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për gjashtë biznesmenë rusë, si kusht për vazhdimin e regjimit të sanksioneve individuale kundër Kremlinit, në fuqi që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska, më shumë se tre vjet më parë. Sanksionet, që pas 18 rundesh masash kufizuese të BE-së tashmë përfshijnë mbi 2.600 individë e kompani, duhet të zgjaten çdo gjashtë muaj me unanimitet – zakonisht në mes të marsit dhe shtatorit. Në listë gjenden emra si presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, por edhe disa oligarkë e biznesmenë të akuzuar se kanë financuar luftën e Rusisë apo kanë përfituar nga ajo. Siç...