Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në Lushnjë-Fier, makina përfundon “kokëposhtë” në kanal
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnje- Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”. Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre personat që ndodheshin në automjet fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.