Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pacienti ndërroi jetë, procedohet mjeku në Librazhd/ Mbesa e të ndjerit: Doktori neglizhoi trajtimin mjekësor
Policia ka nisur procedimin penal kundrejt një mjeku , pas neglizhencës në trajtimin mjekësor ndaj një pacienti në spitalin e Librazhdit. Mjeku me iniciale A.I akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Ai është kallëzuar një mbesa e të ndjerit e cila pretendon se ky mjek ka neglizhuar trajtimin e dajës së saj, 52-vjeçarit Marko Disha i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31 Gusht 2025. Bëhet me dije se viktima është konstatuar i rrëzuar në rrugën që të çon drejt spitalit. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin...