Mesazh kërcënues ndaj Kurtit në Mitrovicën e Veriut, Policia nis hetimet

Mesazh kërcënues ndaj Kurtit në Mitrovicën e Veriut, Policia nis hetimet

Një mesazh kërcënues ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur në Mitrovicën e Veriut, të martën në mbrëmje. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se bëhet fjalë për një mbishkrim të shkruar në një mur në rrugën “Vasilije Ostrovski”, në qytetin e banuar me shumicë serbe. Sipas Elshanit, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është inicuar rasti për kanosje. Elshani ka thënë se, deri më tani, nuk ka persona të dyshuar dhe as të arrestuar lidhur me këtë incident. Ai ka shtuar se i njëjti mbishkrim, i shoqëruar me pamje grafike, ishte publikuar më herët në platformën e bisedave Telegram. Në grupin “Koridor”, në këtë aplikacion, janë shpërndarë fotografi me mbishkrimin: “Sa Kosova zora svice, Albin...