Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kryeministër që ndëshkon vetëm qytetarët dhe jo hajdutët e tij: Burg kush do të vjedhë ujin
Pasi i mbushi burgjet me qytetarët shqiptarë që nuk paguanin dritat, ku nuk munguan edhe rastet e vetëvarjes në qeli, për disa mijëra lekë të vjetra të papaguara, ndërkohë që miliona euro po vidhen nga zyrtarët, Edi Rama duket se nuk ka mbetur I kënaqur. Tashmë ai ka paralajmëruar se do t’u heqë lirinë edhe atyre që vjedhin ujin. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë prezantimit të reformën e ujit të pijshëm. Po sot Rama pranoi dështimin për furnizimin me ujë të pijshëm, dhe në vënd që të merrte përsipër përgjegjësitë e tij, pasi ka katër mandate që premton ujë 24 orë, ndërsa realiteti është krejt ndryshe. Por në vend që të jepte dorëheqjen për abuzimet mprej miliona eurosh të ministriva dhe drejtesve lokalë, ai...