“Ju paralajmërova”/ Skemat piramidale online, deputeti Braçe: Xuex ka bllokuar paratë e qytetarëve

“Ju paralajmërova”/ Skemat piramidale online, deputeti Braçe: Xuex ka bllokuar paratë e qytetarëve

Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon të denoncojë rastet e skemave piramidale online. Në një videomesazh në rrjetin social, Facebook, socialisti i drejtohet qytetarëve duke u thënë se i kishte paralajmëruar. Ai thotë se Xuex ka bllokuar paratë e shqiptarëve, ndërsa u bën thirrje autoriteteve që të ndërdyjnë urgjentisht. Reagimi i deputetit të PS, Erion Braçe: 5 ditë – 120 orë nga dita kur Xuex bllokoi tërheqjen e parave nga piramida; 5 ditë – 120 orë nga premtimi i Leo Smith për të ndërtuar një blok-program (siç shkruante) të ri që do ju mundësonte tërheqjen e parave! Asgjë nuk ka ndodhur! Ju keni 5 ditë pa mundësinë për të tërhequr paratë tuaja! U pata paralajmëruar për këtë; piramidat kështu veprojnë, ja ku jemi tani! Për të...