“Heqje lirie për ata që vjedhin ujin”, Rama: Do ngrihet Task Forcë, bashkitë s’arritën ta vendosnin vijën e kuqe

“Heqje lirie për ata që vjedhin ujin”, Rama: Do ngrihet Task Forcë, bashkitë s’arritën ta vendosnin vijën e kuqe

“Heqje lirie për këdo që vjedh ujin”, ky ishte ultimatumi i kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të reformës për rrjetin e shpërndarjes së ujit. Ai kritikoi bashkitë, të cilët sipas kreut të qeverisë nuk arritën të vendosnin vijën e kuqe mes personave që vidhnin dhe paguanin. “Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë s’e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin, ai që paguan ka të gjithë të drejtën të vendosë kujën pse nuk e merr ujin, ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike. Është treguar një përrallë e gjatë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë, iu pre energjia, nuk iu hoq liria. Një gjë është të mos...