Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja është veçanërisht e lartë mes të rinjve. Në të njëjtën kohë, të anketuarit shprehin shqetësime në lidhje me migracionin, korrupsionin dhe krimin, si dhe koston financiare të zgjerimit. “Rezultatet tregojnë se qytetarët e BE-së, dhe veçanërisht të rinjtë, e mbështesin zgjerimin. Eurobarometri dërgon një mesazh tjetër të qartë, njerëzit duan një proces të besueshëm, të bazuar në vlera, të nxitur nga reforma të vërteta. Së bashku me Shtetet Anëtare, ne do të angazhohemi drejtpërdrejt me qytetarët, do t’i adresojmë shqetësimet e tyre dhe do të tregojmë se si zgjerimi sjell paqe, prosperitet dhe një Evropë më të bashkuar“, është shprehur Metsola....