Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ky është “kryeqyteti” i skemave të reja piramidale në Shqipëri
Në diskutimin mbi skemën piramidale që po zhvat shqiptarët përmes investimeve në platformat online, specialisti në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, Besart Çerri u pyet se cilat janë vatrat më të nxehta të këtij fenomeni në vend. Në media është raportuar për zona si Fieri, Gramshi dhe Divjaka, sipas denoncimit të deputetit socialist Erion Braçe mbi platformën TXEX, por Çerri refuzoi të jepte një përgjigje konkrete. “Në lidhje me këtë çështje janë disa qytete në Shqipëri nga të cilat kemi marrë informacion. Por ne I kemi referuar materialet në Prokurori, ndaj do jetë mirë që në një moment të dytë t’ju vijmë me, pasi të kemi bërë hetime me gjëra më konkrete”, tha ai. Më pas moderatori Andrea Danglli e vendosi përballë faktit se...