“Plan masash për të ndaluar abuzimet me ujin”, Rama: Do të heqim depozitat nëpër pallate, mund të bëhen burim katastrofash

“Plan masash për të ndaluar abuzimet me ujin”, Rama: Do të heqim depozitat nëpër pallate, mund të bëhen burim katastrofash

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë disa prej pikave të reformës së ujit. Ai u shpreh se do të ketë plan masash për të ndaluar abuzimet me ujin, ndërsa përmendi lavazhe nëpër lagje apo persona që kryejnë lidhje të paligjshme nëntokë, shkelje të cilat do të ndëshkohen. Pjesë e reformës do të jetë edhe heqja e depozitave nëpër pallate, theksoi kryeministri, duke shtuar se vendosja e tyre në pallate është rrezik për qytetarët. “Do të ndërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzimet, këtu s’kemi kushtet që të kemi qytetarët që abuzojnë, kemi abuzues në radhë të parë për qëllime fitimi, me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme po ta shikoni, me lidhje të paligjshme...