Dogji të gjallë gruan e tij pse kishte lëkurë të errët, gjykata dënon me vdekje bashkëshortin

Dogji të gjallë gruan e tij pse kishte lëkurë të errët, gjykata dënon me vdekje bashkëshortin

Një gjykatë indiane ka dënuar me vdekje burrin që akuzohet se dogji të gjallë gruan e tij, Lakshmi, sepse ajo kishte lëkurë të errët. Sulmi ndaj gruas së re ndodhi natën e 24 qershorit 2017, kur autori i krimit, i quajtur Kisantash, u kthye në shtëpi dhe i dha gruas së tij një shishe plastike me lëng ngjyrë kafe, të cilin ai e pretendoi se ishte ilaç për të zbardhur lëkurën e saj. Sipas deklaratave, ai e lyeu lëngun në trupin e saj dhe kur ajo u ankua se mbante erë acidi, ai i vuri flakën me një shkop temjani të ndezur. Kur trupi i saj filloi të digjej, ai derdhi lëngun e mbetur mbi të dhe iku. Prindërit e Lakshmit dhe motra e saj,...