Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në botën e burrave luftëtarë, paqja vjen nga gratë
Nga Liridona Beqiri* Në histori, luftërat gjithmonë i kanë nisur burrat. Për shekuj me radhë, bota është qeverisur me këtë logjikë të rrëshqitshme ku burrat kanë bërë traktatet, kanë komanduar ushtritë, kanë pushtuar, ndarë, copëtuar, djegur dhe rindërtuar. Por mes gjithë këtyre kapitujve të gjakosur, gjithmonë ka pasur një forcë tjetër më e qetë, më e padukshme, por më e qëndrueshme: gratë. Në sistemin global ku balanca e forcës dhe interesat kombëtare diktojnë gjithçka, paqja shpesh reduktohet në një llogari të ftohtë strategjike. Në një botë që lëkundet mes luftës dhe shpresës, mes heshtjes diplomatike dhe zërave që guxojnë të flasin, janë gratë ato që gjithnjë e më shumë po dalin në ballë të betejës për paqe dhe siguri. Dhe kur këto përpjekje marrin vlerësimin...