Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari dhe shoku i tij (Emrat)

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari dhe shoku i tij (Emrat)

Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë një 30-vjeçar, pasi është kapur duke lëvizur me pistoletë me fishekë në fole, si dhe shoku i tij për mos kallëzim krimi. Në kuadër të operacionit të koduar “Again” është vënë në pranga shtetasi Silveste Sylaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë. Autoritetet policore raportojnë se ai është kapur në rrugën “Ibrahim Rugova”, duke lëvizur me këmbë, me një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. Ndërkohë, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar edhe shtetasin Erjon Tafilaku, 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin. Ai akuzohet për moskallëzim krimi. Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar së bashku me municionin luftarak. Materialet procedurale janë referuar...