Dy aksidente tek “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnjë–Fier

Dy aksidente tek “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnjë–Fier

Një përplasje në seri në kahun drejt Fierit shkaktoi një të plagosur që u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Në aksident u përfshinë një “Caddy” dhe dy “Benz“, me dëme materiale të konsiderueshme. Gazetarja Anila Sefa raporton për “Klan News” se në një tjetër aksident, një “Skoda” përfundoi tek barriera e hekurt në kryqëzim, fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesit. Mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale. Trafiku nuk është i bllokuar pasi makinat janë spostuar në anë të rrugës. Sefa raportoi se vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë e njohur në vend, për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin aty. Sipas gazetares, në këtë aks duhet rishikuar sinjalistika rrugore. “Është marrë vendimi që kjo nyje të mbyllet....