Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e institucionit që ai drejton kanë gjetur gjurmë të uraniumit në një vend në Siri që besohet të ishin pjesë e një programi bërthamor nga ish-qeveria e Bashar Asad Nën ish-presidentit Asad besohej se kishte operuar një program të gjerë bërthamor të padeklaruar, i cili përfshinte një reaktor bërthamor të padeklaruar të ndërtuar nga Koreja e Veriut në provincën lindore Deir el-Zour. Grossi ka theksuar se disa nga aktivitetet e Sirisë “ishin, në gjykimin e agjencisë, ndoshta të lidhura me armët bërthamore”. Vitin e kaluar, inspektorët e IAEA vizituan dhe morën mostra mjedisore në “tre lokacione që dyshohet se ishin të lidhura funksionalisht ” në sitin Deir...