Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ivan Sergejeviç Turgenjev – Zëri i shpirtit rus
Më 3 shtator shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta i Ivan Sergejeviç Turgenjevit (1818–1883), një prej figurave më të shquara të letërsisë ruse dhe botërore. Shkrimtar, dramaturg dhe eseist, Turgenjevi u bë i njohur për stilin e tij elegant, përshkrimet e thella të natyrës dhe portretizimin e ndjeshëm të jetës njerëzore. I lindur në një familje aristokrate në Orel të Rusisë, Turgenjev studioi filozofi dhe letërsi në Moskë, Shën Petersburg e më pas në Gjermani. Përvoja e tij evropiane ndikoi që shkrimet e tij të shfaqnin një frymë liberale dhe humaniste, shpesh në kontrast me realitetin e ashpër të Rusisë cariste, përcjellë KultPlus. Romanet si “Et dhe Bij”, “Pranë pragut”, apo përmbledhja e tregimeve “Shënime të një gjuetari”, sollën jo vetëm bukurinë e prozës, por edhe reflektime të...