Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘OK nga lart’: Si u përdor ligji për ‘Investimet Strategjike’ për të betonizuar bregdetin
Një ligj me afat të përkohshëm 3-vjeçar, që synonte të nxiste investimet në sektorë strategjikë të ekonomisë, për 10 vite me radhë duket se u përdor për të dhënë prona publike dhe leje ndërtimi një grupi biznesmenësh për ‘betonizimin’ e bregdetit. Nga Blerina Gjoka, BIRN Në fund të majit 2015, vetëm dy vite pasi Partia Socialiste kishte ardhur në pushtet, 73 deputetë të mazhorancës i dhanë dritën jeshile miratimit të ligjit për “Investimet Strategjike”, i propozuar nga qeveria si një ndërhyrje me efekt të përkohshëm deri në vitin 2018, e cila do të nxiste investimet e huaja dhe vendase në sektorë me ndikim në ekonominë e vendit. Nisma parashikonte lehtësira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dhënien e tokës publike dhe ndërhyrjen e shtetit për...