15 mijë euro për ‘kokën’ e Artur Bashimit! ‘Zbërthehet’ ekzekutori: Urdhri më erdhi nga burgu

15 mijë euro për ‘kokën’ e Artur Bashimit! ‘Zbërthehet’ ekzekutori: Urdhri më erdhi nga burgu

Artur Bashimi GREQI-Është arrestuar autori i vrasjes së Artur Bashimit, 47-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 18 gushtit në Athinë. Protothema shkruan se sipas hetimeve paraprake, autori i krimit ishte një 27-vjeçar grek, përdorues droge, i cili, mori përsipër të ekzekutonte 47-vjeçarin për 15,000 euro. I riu u shpreh se nuk e njeh personin që "urdhëroi" ekzekutimin dhe as arsyet pse donte ta ekzekutonte. Megjithatë shtoi se urdhëri për vrasjen u dha nga brenda burgjeve. Mediat fqinje shkruajnë se vrasja ishte një mesazh për vëllain e viktimës, i cili jeton në Larisa dhe është i përfshirë në rrjetet kriminale.  27-vjeçari natën e krimit ka qenë me një motor, i veshur me të zeza dhe mbante në kokë helmetë. Ai la mjetin, iu afrua në këmbë 47-vjeçarit shqiptar dhe e qëlloi me...