SHBA godet një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela drejt Amerikës, Trump: U vranë 11 terroristë (VIDEO)

SHBA godet një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela drejt Amerikës, Trump: U vranë 11 terroristë (VIDEO)

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të kanë kryer një sulm kundër një anijeje që transportonte drogë në jug të Karaibeve, duke vrarë 11 “narkoterroristë”. Ai bëri me dije në mediat sociale se operacioni ushtarak amerikan i së martës kishte në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane Tren de Aragua. Trump tha se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe po transportonte lëndë narkotike në SHBA. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të martën, Trump tha se forcat amerikane kishin “qëlluar” një “varkë që transportonte drogë” në afërsi të Venezuelës. “Ka shumë drogë në atë varkë,” tha ai. Trump shtoi se ishte informuar për incidentin nga kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjenerali Dan Caine. Më vonë, presidenti postoi në platformën e tij Truth Social: “Herët...