“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë, 47-vjeçari u ekzekutua për 15 mijë euro

“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë, 47-vjeçari u ekzekutua për 15 mijë euro

Më 18 gusht 2025, Artur Bashimi alias Artur Turabi, 47 vjeç, u ekzekutua me plumb në kokë në Athinë. Policia greke po vijon hetimet për vrasjen e tij. Sipas mediave vendase, autori i krimit është një 27-vjeçar grek, përdorues droge, i cili, siç i tha policisë pas arrestimit, mori përsipër të kryente krimin për 15.000 euro.Lexo edhe :Related Posts Ai deklaroi se nuk e njeh personi që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eliminonte shqiptarin, por shtoi se porosia iu përcoll përmes kontakteve nga brenda burgut. Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë. Autori i krimit, me motoçikletë, iu afrua Bashimit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje...