Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rezervistët izraelitë i thonë “Jo” luftës: Shtëpi dhe qytete digjen vetëm për kënaqësinë e shkatërrimit
“Unë nuk kam vrarë. Nuk kam qëlluar kurrë ndaj një civil”, thotë Eitan. Kështu nis rrëfimin e tij në telefon edhe pse askush nuk e pyeti. Ai dëshiron të bëjë të qartë se ajo që ka ndodhur dhe po ndodh në Rripin e Gazës nuk lidhet me ndërgjegjen e tij. “Është ndërgjegjja ajo me të cilën duhet të përballemi”, shton Eitan, i cili preferon të mbetet anonim për arsye sigurie. Më 7 tetor 2023, ish-ushtari mori një thirrje nga ushtria izraelite. “Isha 26 vjeç dhe studioja në universitet. Para këtij konflikti nuk kisha luftuar kurrë. Nuk kisha dyshime se çfarë ishte e drejtë të bëja pas tmerrit të Hamas-it”. Gjatë muajve të parë, njësia e tij patrullonte kufijtë, pastaj hyri brenda Rripit të Gazës. “Ajo që pashë ishte një parapamje e...