Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Xi, Putin dhe Kim shfaqin unitet në paradën ushtarake të Kinës
Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor. Teksa parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake – duke përfshirë mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake – një nga pamjet më të rëndësishme ishin pamjet e Xisë i rrethuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, teksa shikonin paradën 70-minutësh në Sheshin Tiananmen të Pekinit, në një shfaqje të paprecedent të solidaritetit. Xi mirëpriti liderët dhe bisedoi me ta në tepihun e kuq para se grupi mbi 20 udhëheqës...