Çfarë mendojnë të rinjtë në Serbi për BE-në?

Çfarë mendojnë të rinjtë në Serbi për BE-në?

"Unë ende besoj në Bashkimin Evropian", thotë Konstantini, një student nga Novi Sadi. Megjithatë, ai tregon dyshime në rritje - jo vetëm për marrëdhënien e BE-së me Serbinë, por edhe për mënyrën se si funksionon BE-ja. "Më duket gjithnjë e më e qartë se ata nuk na shohin si të barabartë, por përkundrazi duan të na shfrytëzojnë", thotë ai. Ai është një nga shtatë të rinjtë me të cilët foli DW për pikëpamjet e të rinjve për BE-në. Përgjigjet tregojnë perspektiva të ndryshme, por edhe pika të përbashkëta pakënaqësie që shpjegojnë rënien e mbështetjes së procesit të integrimeve evropiane në Serbi. Më pak se gjysma për anëtarësim në BE Hulumtimet konfirmojnë se kjo rënie në mështetjen e procesit të integrimeve po bëhet gjithnjë e më e...