Dwayne Johnson shpërthen në lot në premierën emocionuese të “The Smashing Machine” në Festivalin e Venecias

Dwayne Johnson shpërthen në lot në premierën emocionuese të “The Smashing Machine” në Festivalin e Venecias

Dwayne Johnson ka lënë një shenjë të paharrueshme në Festivalin e Filmit të Venecias me performancën e tij si luftëtari i viteve ’90, Mark Kerr, në filmin “The Smashing Machine”. 53-vjeçari shpërtheu në lot, ndërsa publiku në Lido e shpërbleu me një ovacion 15-minutësh, një nga më të gjatë në këtë edicion të festivalit. I njohur më parë si “The Rock” në WWE dhe për filmat komercialë si “The Mummy”, “Black Adam” dhe “Baywatch”, Johnson tregon anën e tij më dramatike dhe të ndërlikuar në këtë projekt të A24, duke portretizuar një sportist me demone të brendshme. Ai ndan ekranin me Emily Blunt, që luan të dashurën e Kerr, Dawn Staples. Gjatë ovacionit, regjisori Benny Safdie përqafoi të dy aktorët dhe iu bashkua Johnson në...